Dehet tej mase, i sulmon dy persona në një aheng familjar në Mitrovicë

Një aheng familjar në Mitrovicë, u bë arenë e ndërhyrjes së policisë, meqë dy persona që po merrnin pjesë aty u sulmuan nga një tjetër.
Sipas Policisë, sulmuesi dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit kur i goditi viktimat.
Si pasojë, dy të fundit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?