Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri del me sqarim: Asgjë s’ka ndryshuar, Vjosa Osmani e vetmja nga LDK e nominuar për presidente

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka dalë me sqarim pasi nuk e përjashtoi emrin e tij për kandidat për kryeministër.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “asgjë nuk ka ndryshuar, dhe se nominimi i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”.

“Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional. Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt. Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së. Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës. Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur. Askush mbi Republikën!”, ka shkruar Haziri.

Haziri, më herët ka deklaruar se votat e LDK-së mund të unifikohen në rast se emri i presidentit del nga radhët e LDK-së dhe jo përtej kësaj partie.

“Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, theksoi Haziri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button