Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami nuk ndyrshon qëndrim: Zgjedhjet brenda LDK-së janë zgjidhja

Hykmete Bajrami nga LDK ka reaguar pasi situatës së krijuar në këtë subjekt politik. Ajo ka thënë se zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme.
“E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë. Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Tutje Bajrami është shprehur se në kuvedin e LDK-së në Janar 45% e delegatëve ishin në favor të dorëhejqes së Abdixhikut, gjë që sipas saj ky ishte një tregues i qartë.

“Por kryetari vendosi të vazhdojë, madje me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend.
Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë.Qëndrimi im nuk ka ndryshuar.LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve.LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh!“, ka përfunduar ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button