Kaloni te përmbajtja kryesore

Vota fotokopje në Leposaviq në duart e Prokurorisë, iniciohet hetimi për vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar raportimet për fletëvotimin e dyshimtë si fotokopje, të gjetur në një kuti të votave me kusht që i takojnë Komunës së Leposaviqit.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshëm hetimore, Prokurori i Shtetit tashmë ka iniciuar rastin dhe vota është sekuestruar, si dëshmi gjatë procesit.

“Lidhur me pyetjen tuaj, e konfirmojmë qe Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin “Keqpërdorimi i te drejtës se votimit”, nga neni 213 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është sekuestruar edhe fletëvotim me të cilin dyshohet në drejtim te veprës penale “Keqpërdorimi i te drejtës se votimit” sipas nenit 213 te KPRK-së.”, thuhet në konfirmim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button