Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Mosdalja në zgjedhje është mesazh se qytetarët janë lodhur nga pushteti

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje duhet të lexohet si një mesazh i qartë politik nga qytetarët ndaj qeverisjes aktuale.

Duke komentuar procesin zgjedhor, Çitaku tha se mosdalja në votime tregon pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve me pushtetin.

“Ky pushtet i ka lodhur qytetarët dhe mosdalja në zgjedhje është mesazh që duhet të merret seriozisht”, tha Çitaku.

Ajo shtoi se Partia Demokratike e Kosovës do të presë rezultatet përfundimtare para se të dalë me vlerësimet dhe qëndrimet e saj politike.

“Ne do t’i presim rezultatet dhe pastaj do të dalim me qëndrimet tona”, u shpreh Çitaku në një konferencë për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button