Kaloni te përmbajtja kryesore

​Më 17 shkurt protestë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK

Në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestohet më 17 shkurt – përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Siç mëson KosovaPress kjo protestë, e cila pritet të mbahet në Prishtinë, kësaj radhe organizohet nga platforma “Liria ka emër”.

Deri më tani është raportuar, se protesta do të organizohet nga kategoritë e dala nga lufta.

Megjithatë, KosovaPress mëson se OVL-UÇK nuk do të jetë pjesë e bashkë organizimit për shkak se “nuk dëshirojnë të jenë pjesë e ngjyrimeve partiake”.

Ditën e nesërme është njoftuar se “Liria ka emër” do të mbajë konferencë për media në orën 13:30, ku do të “trajtohen çështje që lidhen me aktivitetet dhe qëndrimet e platformës”.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button