Peci: Në muajt e ardhshëm mbahet një takim Kurti–Vuçiq në Bruksel

(Lajm i përditësuar)
Peci: Shqyrtimi i aplikacionit të Kosovës nuk pengohet nga Spanja dhe Qipro
Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 foli për mundësitë e Kosovës për integrim në strukturat evropiane, duke theksuar se ka informaicone se Spanja dhe Qipro mbajnë qëndrim pozitiv ndaj shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës. Ai shton se vendimi për të ndjekur rrugën e gjykatës kushtetuese mund të ketë pasoja të menjëhershme në përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Sa kam informacion, Spanja nuk do të ishte kundër shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës. Të njëjtin mendim e ka edhe Qipro. Kosova ka mundësi, i hapen disa dyer drejt procesit të integrimit. Nga ana tjetër, nëse kjo ndjeket në Gjykatën Kushtetuese, do të marrim shumë shpejt anëtarësimin në Këshillin e Evropës; nëse ndodh diçka tjetër, të gjitha këto bien në ujë,” tha Peci.
Peci: Në muajt e ardhshëm mbahet një takim Kurti–Vuçiq në Bruksel
Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 ka bërë me dije se në muajt e ardhshëm pritet të mbahet një takim në Bruksel midis udhëheqësve më të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai sugjeron se takimi mund t’i japë një “vulë” procesit të zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sa kam njohuri, brenda muajve të ardhshëm do të mbahet një takim në Bruksel. Ai po përgatitet të zhvillohet në nivelin më të lartë të zyrtarëve të BE-së, me Kurtin dhe Vuçiçin. Ndoshta aty mund t’i jepet një vulë asaj që quhet skenecim i zbatimit të marrëveshjes,” tha Peci.
Peci: Situata në veri është para një stuhie, mund të rikthehen tensionet
Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës, duke theksuar se tensionet mund të rikthehen për shkak të propagandës së madhe që po zhvillohet në Serbi. Ai paralajmëron se vendi nuk duhet ta nënvlerësojë këtë rrezik, edhe pse aktualisht duket i qetë.
“Ne po mendojmë që është qetë, por nuk duhet ta neglizhojmë një gjë: situata në veri është para një stuhie mund të rikthehen tensionet. Javët e fundit ka një propagandë të madhe ndaj Kosovës në Serbi, sa që nuk mund ta kuptojmë plotësisht çfarë po ndodh atje. Nëse shkojmë tek rrjetet sociale, ka një eksklamim të jashtëzakonshëm,” tha Peci.
Peci: Kosova nuk mund të luajë lojën e vjetër me Trump
Peci: Reagimi i shpejtë i Kurtit dhe Osmanit për veprimin në Venezuelë erdhi nga frika prej Presidentit Trump
Analisti politik Lulzim Peci në RTV21 ka folur për qëndrimin e Kosovës ndaj politikës amerikane gjatë mandatit të ish-presidentit Donald Trump. Ai shprehet se reagimi i shpejtë i udhëheqësve kosovarë nuk ka qenë aq shumë për shkak të vendimit konkret, sa për shkak të frikës nga ndikimi i presidentit amerikan.
“Kosova duhet ta kuptojë që me presidentin Trump në këtë mandat nuk mund të luajë lojën që e ka luajtur më herët. Mendoj që reagimi shumë i shpejt i Kurtit dhe Osmanit pas veprimit në Venezuelë nuk ka pasur shumë të bëjë me kthimin e këtij vendimi, sa ka qenë një shprehje e frikës për presidentin Trump — një dozë e madhe frike,” tha Peci.
Peci: Kurti po luan kartën e paprekshmërisë, nëse i konvenon që ta ketë LDK-në në koalicion do e ketë
Lulzim Peci, analist politik në Click të RTV21, ka komentuar situatën aktuale politike në vend. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po përdor “kartën e paprekshmërisë” për të konsoliduar pozicionin e tij politik.
“Ne jemi në këtë pikë: mendoj që Kurti do të veprojë në bazë të interesit të vet dhe nëse i konvenon që ta ketë LDK-në në koalicion dhe të ketë një president të dytë, atëherë do ta bëjë,” ka deklaruar Peci.
Peci: Koalicioni me VV-në është kyç për LDK-në
Analisti politik Lulzim Peci ka paralajmëruar në emisionin ”Click” të RTV21 se LDK-ja po përballet me rrezik serioz politik, duke theksuar se çelësi i zhvillimeve të ardhshme mbetet raporti me Lëvizjen Vetëvendosje dhe vendimet që ajo do të marrë.
“Rreziku më i madh për LDK-në, në çdo rast, është humbja e edhe dy deputetëve. Pika kyçe për LDK-në mbetet koalicioni me VV-në, për të cilin Vetëvendosje nuk ka nevojë, ndërsa LDK-ja po. VV-së i nevojiten vetëm votat për zgjedhjen e presidentit. Gjithçka varet nga VV-ja: nëse do të zgjidhet qeveria apo nëse do të vazhdohet edhe këtë vit si vit i kaluar.”, tha Peci./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?