KQZ nis publikimin e rezultateve të para nga rinumërimi

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të procesojë rezultate nga rinumërimi i disa vendvotimeve.
Rezultatet janë nga 11 vendvotime në total, teksa janë numëuar tri.
Sipas KQZ’së, nga numërimi i deritashëm po prin AAK me 51.19%, pasuar nga VV me 31.88%, LDK me 11.11% dhe PDK me 4.63%.
Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?