Lladrovci me thirrje për qytetarët: Mos lëvizni pa arsyje, shprehni solidaritet

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për rrugët të cilat janë të bllokuara nga vërshimet në këtë komunë.
“Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit. Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon: Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit, Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3. Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.”
Lladrovci iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin pa arysje.
“Qytetarë të nderuar, Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen. Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes”, thuhet në postimin e kryetarit të Drenasit në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?