Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohet votimi familjar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit është i ndaluar.

Në një njoftim bëhet e ditur se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë, njofton KQZ-ja përmes një postimi në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button