Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjashtë persona arrestohen në Brezovicë për organizim të lojërave të fatit

Gjashtë persona janë arrestuar në Brezovicë për bixhoz të jashtëligjshëm.

Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor ka dhënë detaje se çfarë është gjetur gjatë kontrollit, ku janë arrestuar të dyshuarit.

“Janë arrestuar 6 të dyshuar; 5 prej tyre m/k dhe 1 shtetas i Serbisë për shkak se gjatë kontrollit nga njësitë policore janë hasur në lokale duke zhvilluar lojëra fati. Te njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button