Aktakuzë për trafikim të migrantëve, të pandehurit paguheshin deri 300 euro për person

Sipas Prokurorisë, të pandehurit në bashkëkryerje me persona të paidenfikuar, akuzohen se nga muaji janar i vitit 2023 deri në shtator të po atij viti kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, duke kontrabanduar shtetas të huaj në Kosovë.
Bazuar në aktakuzë, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtarit të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.
Këto veprime, sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë kryer në këmbim të shumave monetare prej 100 deri në 300 euro për person.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?