Prokuroria për tentim grabitjen e armatosur në Prishtinë: Të dyshuarit ende në arrati

(Lajm i përditësuar)
Prokuroria për tentim grabitjen e armatosur në Prishtinë: Të dyshuarit ende në arrati
Të dyshuarit për grabitjen në tentativë në Breg të Diellit janë në arrati.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, duke thënë se Prokurori i shtetit së bashku me njësitet e tjera relevante po ndërmerr të gjitha masat për arrestimin e tyre.
Ky rast është inciuar për veprën penale “Grabitje në tentativë”.
“Ju njoftojmë, se në lagjen Breg të Diellit ka ndodhur një grabitje në tentativë dhe kryesit ende ndodhen në arrati. Prokurori i shtetit së bashku me njësitet e tjera relevante janë duke i ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Grabitje në tentativë” në bazë të nenit 317 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 te KPRK-se. Per çdo zhvillim të ri ju njoftoj me kohë”, tha Shala për rtv21.tv/21Media
Tentim grabitje me armë në Breg të Diellit
Një tentim grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Breg te Diellit në Prishtnë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.”, tha Pllana.
Ai bëri të ditur se nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.
“ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”, u shpreh Pllana./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?