Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Seanca e datës 13 nëntor u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut dhe konstatimit të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit, Bedri Shabani, transmeton KosovaPress.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, për veprën penale “Spiunazh.

Të njëjtit dyshohen se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në viti 2024 janë arrestuar dy persona, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Arrestimi i tyre ishte bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button