Kaloni te përmbajtja kryesore

PZAP refuzon ankesën e PDK-së për votat në Mitrovicën e Jugut: Pretendimi për “tren bullgar” nuk qëndron

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e PDK-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut, përmes të cilës kërkonte dërgimin e kësaj komune në rivotim.

“REFUZOHET e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe
rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së. PZAP gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimin për “tren bullgar”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button