Maloku: Parregullsitë me fletëvotime kërcënojnë dhe minojnë besimin qytetarë në zgjedhje

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve sociologu, Fadil Maloku, vlerëson se parregullsitë në fletëvotime në balotazhin e së dielës humbasin besimin qytetarë tek procesi zgjedhor.
Sipas tij, për këtë çështje duhet të japë pikë së pari përgjegjësi KQZ-ja e cila siç thekson ai duhet të ketë reformim të brendshëm.
“Kjo e kërcënon dhe minon besimin e qytetarëve…. Nëse vërtetohen këto deformitete apo keqpërdorime apo manipulime mendoj se dikush me dhanë përgjegjësi. Adresa e përgjegjësisë nuk është jetime, fillon prej kryetarit të KQZ-së anëtareve të komisionit, PZAP-së, mediat, shoqëria civile etj.….Prandaj nëse vërtetohen këto atëherë përgjegjës për me spastrua terrenin e dyshimeve patjetër duhet te japë përgjegjësi dikush, KQZ-ja kryetari i saj. Unë edhe më herët kam dhënë vërejte që KQZ me këtë përbërje politike diskriminuese etnike ku serbët janë të përfaqësuar 40 për qind ka nevojë për zëvendësimi me njerëz që vërtetë janë gardian të kushtetutës”, tha Maloku për RTV21.
I pyetur nëse duhet të shkohet ne rivotim në komuna ku janë hasur parregullsi në fletëvotime sidomos në Mitrovicë të Jugut, Maloku tha se kjo u mbete organeve përkatëse por nëse vendoset një gjë e tillë sipas tij do të vihej një njollë mbi gjithë procesin zgjedhor.
“Këtë konstatim duhet me dhanë organet përgatese prokuroria, PZAP-ja …ata janë gardian të gjithë procesi zgjedhor dhe nëse ata e vlerësojmë kjo kishte me Në rast se vejërojnë ata kjo kish me qenë hendikap sepse do kishte vu një njollë mbi krejt procesin zgjedhor….”, tha Maloku./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?