Ledri, Adion, MC Kresha dhe Lumi B vijnë me hitin “Kush o ktu”

Skena muzikore shqiptare po përgatitet për një “shpërthim” të vërtetë! Katër prej emrave më të njohur të hip-hopit dhe rap-it shqiptar Ledri Vula, Adion, MC Kresha dhe Lumi B kanë bashkuar forcat për një projekt të ri.
Kënga titullohet “Kush o ktu” dhe do të publikohet të mërkurën në orën 19:00.
Kombinimi i energjisë të Ledrit, të MC Kreshës, stilit të veçantë të Lumit B dhe frymës së re që sjell Adion, e bën projektin një hit.
Të mërkurën në ora 19:00, gjithë vëmendja do të jetë tek “Kush o ktu”. Kënga që pritet të ndezë sërish skenën e muzikës shqiptare./21Media
View this post on Instagram
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?