Kaloni te përmbajtja kryesore

Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit

Në një bisedë shumë emocionale në Grida Duma Podcast, këngëtarja e njohur Elsa Lila ka zbuluar për herë të parë përjetimet e saj gjatë një momenti të vështirë në jetë, kur u përball me akuza të padrejta në Itali.

“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite,” rrëfeu Elsa, duke përshkruar momentin e parë me karabinierët italianë.

Këngëtarja tregoi se si u shtang përballë prangave dhe dilemat që e shoqëruan gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”.

Përjetimet e saj gjatë muajve të përballjes me drejtësinë italiane janë dokumentuar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”, ku Elsa Lila sjell një rrëfim të thellë mbi sfidat, padrejtësitë dhe momentet e vështira që e formësuan si artist dhe si person.

Ky rrëfim i ndjerë i Elsa Lilës nuk është vetëm një pasqyrë personale, por edhe një reflektim mbi padrejtësinë dhe fuqinë për të përballuar situata ekstreme me dinjitet dhe guxim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button