Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori i Gjermanisë uron Osmanin: Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re të njohjeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për njohjen nga Siria, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë.

Nga ambasada kanë thënë se janë të lumtur me këtë dinamikë, duke qenë se kjo është njohja e tretë këtë vit, pas Sudanit dhe Kenias.

“Urimet e mia më të sinqerta për Presidente Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mirë që Kosovës është njohur nga Siria! Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania ka mbështetur gjithmonë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button