Kaloni te përmbajtja kryesore

Balje pas shkarkimeve: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllari dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç.

Vendimi është marrë ditën e djeshme, më 27 tetor.

Ky veprim po shihet si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetës së komuniteteve, Duda Balje, e cila nuk e votoi Qeverinë e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës.

Lidhur me këtë, ka reaguar Balje e cila pas shkarkimeve ka shkruar shkurt: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button