Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident i rëndë, humbë jetën një 17 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:10 të datës 28 tetor 2025, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas njoftimeve zyrtare, mjeti që drejtohej nga H. B, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga L.Sh, vetëm 17 vjeç.

I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të ndriçuar rrethanat e plota të aksidentit tragjik./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button