Kaloni te përmbajtja kryesore

Bie nga kati i gjashtë një punëtor, dërgohet në QKUK

Një punëtor ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte në Gjilan të premten.

Pas trajtimin në Spitalin e Gjilanit, ai është dërguar në QKUK.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, kishte rënë nga kati i gjashtë dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button