Kaloni te përmbajtja kryesore

Plantacion me kanabis në Gërdoc, ndërhyn Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar në fshatin Gërdoc të Podujevës, nën dyshimin për kultivim dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit zyrtar, dje gjatë një kontrolli të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis si dhe 987.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button