Bën gara shpejtësie, u ndalohet ngasja për 10 muaj dhe gjobiten me nga 400 euro dy shoferët

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës pasi të njëjtit u zunë në flagrancë duke bërë gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.
Sipas njoftimit ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore; gjobë nga 400 euro për dy vozitësit, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për dy vozitësit.
Policia thotë se njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?