Këmbësorja goditet nga një veturë, përfundon në spital

Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
E njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?