Kaloni te përmbajtja kryesore

12 vjet martesë, Abdixhiku me fjalë dashurie për gruan

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot feston 12-vjetorin e martesës me Albina Kastrati-Abdixhiku.

Në këtë ditë të veçantë, Abdixhiku falënderoi bashkëshorten e tij për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ajo ka për familjen.

“Me Albinën i bëmë 12 vite martesë. Ajo vazhdon të jetë po e njëjta. E mbushur me mirësi, plot jetë e përplot dashuri. Të faleminderit për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ke për ne. Unë, Era e Rozi jemi me shumë fat që të kemi. Gëzuar për vitet që vijnë, për dashurinë që ritet, për ne të dy, gjithmonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button