KQZ publikon raportin, sa shpenzuan partitë politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet përfundimtare për shpenzimet e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, pas çdo palë zgjedhje, partitë politike që garojnë në zgjedhje duhet të dorëzojnë raportin financiar të fushatës jo më vonë se tridhjetë ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve.
“Raportet financiare të fushatës auditohen nga auditori i pavarur, dhe pas auditimit publikohen në ueb faqe. Në vijim mund të gjeni raportet financiare të fushatave për subjektet politike të cilat janë audituar, në bazë të zgjedhjeve që kanë marrë pjesë’’, thuhet në njoftim.
Ky është linku i raportit të KQZ-së: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?