Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosovarja kapet me armë zjarri në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinës, në bagazhin e një gruaje është gjetur një armë zjarri.

Përmes një njoftimi nga policia thuhet se arma është gjetur në prezencën e të dyshuarës.

Kurse lidhur me rastin me vendim të prokurorit, rasti është inicuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

“Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri. Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit, thuhet në njoftim. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button