Kaloni te përmbajtja kryesore

Rezultatet preliminare, gara për kryetar të Vushtrrisë drejt balotazhit

Pas përditësimeve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe komuna e Vushtrrisë shkon në balotazh.

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi doli i pari me 45,56% apo 13 mijë e 526 vota, kurse kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli ka marrë 30,63% apo 9 mijë e 093 vota. Ata kanë diferencë votash prej 4 mijë e 433 vota.

I treti me radhë është Xhafer Tahiri i LDK-së, kurse në vendin e katër është kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button