Kaloni te përmbajtja kryesore

Maqedonci falënderon Barduanin në takimin lamtumirës për udhëheqjen e KFOR-it

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Maqedonci ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga komandant Barduani gjatë periudhës njëvjeçare të shërbimit të tij në Kosovë.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë mirënjohës për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tij në krye të komandës së KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button