Vishi i PDK-së premton transport falas për nxënës, e 200 euro subvencion për të porsalindurit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi në debatin zgjedhor të RTV21 ka prezantuar programin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai tha se shtyllat e programit të tij janë arsimi ku premtoi rritjen e numrit të bursave, transportin falas për nxënës, rritjen e dixhitalizimit të shkollave, ndërtimin e dy shkollave të reja, një salle sportive, dy çerdhe, panele solare.
“Do të kemi ndërtimin e qendrës së mirëqenies sociale, do të ketë shërbime shtesë të endokrinologjisë dhe internistit, pajisja me psikologë, shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve, do të ketë 200 euro subvencion për të porsalindurit, do të ketë mbajtje të ligjëratave nëpër shkolla”, tha ai.
Në infrastrukturë premtoi ndërtimin e tri urave të reja në Nikaj – Biqe, Sagovë dhe Xhamia e Dëshmorëve, dhe rehabilitimin e disa rrugëve, parqe të reja publike.
Në bujqësi premtoi 200 mijë euro për investime kapitale, do të kemi dy zona ekonomike.
Derisa pjesë e programit të tij tha se është edhe investimi në turizëm./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?