Osmani ia thekson sekretarit të Ligës Arabe nevojën për mbështetje në procesit e njohjes së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani bëri të ditur se në këtë takim me Aboul Gheit ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe për mbështetjen në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?