Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshim për falsifikim të parave, Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M, në muajin nëntor të vitit 2023 në Pejë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim paranë e falsifikuar, ashtu që, pasi i njëjti i kishte borxh të dëmtuarit S.Q, shumën prej 21,500.00€ , të njëjtit i’a kthen (tremijepesëqind euro) 3,500.00€, ndërsa pjesën e mbetur prej (tetëmbëdhjetëmijë euro) 18,000.00 €, si garanci në muajin nëntor 2023, i’a jep shumën prej 9,000.00 (nëntëmijë dollar) $ të cilat ishin të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, prokurori i rastit përpos aktakuzës, ka kërkuar dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button