Haxhiu: Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik, s’ka të drejtë të vetos për Listën Serbe

(Lajm i përditësuar)
Haxhiu: Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik, s’ka të drejtë të vetos për Listën Serbe
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se “Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik”.
Ajo ndër të tjera ka thënë se askush s’ka të drejtën e vetos mbi organet e Kosovës.
“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor a shoqëror nuk e ka të drejtë ne vetos mbi organet tona që konstatojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit që i parapriu përmbajtjes së Kushtetutës së Kosovës “ka dhënë vende të rezervuara për komunitetet joshumicë, e jo të drejtën e vetos.
“Pakoja e Ahtisaarit që i parapriu përmbajtjes së Kushtetutës së Kosovës ka dhënë vende të rezervuara për komunitetet joshumicë, e jo të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit”, tha nënkryetarja e Kuvendit.
Haxhiu jep detaje për komentet e Vetëvendosjes drejtuar Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje në lidhje me komentet që kjo parti i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Haxhiu në konferencë për media të mërkurën, tha se Lista Serbe nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, transmeton KosovaPress.
“Shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë nuk e kanë të drejtën e vetos për formimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.
Rrjedhimisht, Haxhiu kërkoi nga Kushtetuesja që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e paparanueshme.
Aktakuza e Faruk Mujës, flet Haxhiu
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është pyetur nga gazetarët për aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Speciale ndaj bashkëpartiakut të saj, Faruk Mujka, si dhe Hysen Muzliukajt, që po dyshohen për keqpërdorim të detyrëz zyrtare.
Ajo tha se nuk ka shumë informacion për këtë rast.
“Derisa isha duke ardhur këtu në këtë konferencë u njoftova nga zëdhënësi i LVV-së për këtë, nuk kam më tepër informacione dhe nuk mund të flasë për sa kohë që nuk kam informacione“, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se Vetëvendosje do të trajtojë këtë rast. /21Media
Haxhiu: Është apsurde që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e 120 deputetëve
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se pas vendosjes së Albin Kurtit për mandatar, ajo tha se plani i LVV-së ka qenë që menjëherë të vazhdohet me procedurat për zgjedhjen e qeverisë.
Ajo shtoi se për LVV-në është apsurde që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës
“Ne kemi pasur me plan që menjëherë të vazhdojmë me procedurat për zgjedhjen e qeverisë, prandaj për neve është apsurde që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës“, tha ajo. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?