Kaloni te përmbajtja kryesore

Të aksidentuarit në Vragoli janë në gjendje stabile

Personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Pejë janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Shefi i Emergjencës, Naser Syla, për portalin rtv21.tv tha se ata janë në gjendje stabile.

“Janë duke u realizuar ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente”, tha ai.

Dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka lëndime të lehta./21Media

Policia jep detaje për aksidentin afër Fushë Kosovës: Kamioni humbi drejtimin dhe goditi katër automjete

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button