Gara për Prishtinën, Kasapolli: Prishtina ka ngecur asnjë ndryshim nga 2013 në 2025

Analisti politik Gëzim Kasapolli, në “Click” të RTV21, komentoi situatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, duke shprehur shpresën për ndryshim në kryeqytet dhe qytetet tjera.
Kasapolli potencoi se Prishtina ka ngecur dhe nuk ka pësuar ndryshime të dukshme që nga viti 2013, në kontrast me qytete të tjera si Ferizaj, ku sipas tij ka pasur progres të ndjeshëm. Ndërsa Peja sipas tij, ka mbetur në vitet ’80.
”Asnjë dallim qeverisjes në Prishtinë. Për mua viti 2013 nga vitit 2025 nuk ka asnjë dallim. Evoluimi në disa qytete ka qenë shumë më i mirë se sa në Prishtinë. Peja ka mbetur në vitet e ’80, Ferizaj ka ndryshuar.’, tha Kasapolli./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?