Kaloni te përmbajtja kryesore

Kolshi: Pa konsultim me partinë e parë, presidentja nuk mund të dërgojë mandatarin

(Lajm i përditësuar)

Kolshi: Pa miratimin e presidentes, partia e parë s’mund të dërgojë mandatarin

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të tregojë kujdes të jashtëzakonshëm në lidhje me propozimin e kandidatit për kryeministër nga partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.

Ai i tha se pa një miratim të qartë dhe kushtetues nga presidentja, partia fituese nuk mund ta dërgojë emrin për mandatar.

”Partia e parë, pa një miratim të presidentes, nuk mund ta dërgojë emrin për kryeministër. Presidentja duhet të ketë kujdes jashtëzakonisht shumë në lidhje me këtë çështje, duke mos e dërguar atë emër në Kuvend që e propozon VV, sepse ka paqartësi dhe do të hyjmë në një rrugë tjetër”, tha Kolshi.


Kolshi: Osmani nuk duhet t’ia kalojë mandatarin subjektit politik më të madh

Hulumtuesi Melos Kolshi në ”Click” të RTV21 ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Presidentes Vjosa Osmani në procesin e formimit të qeverisë së re.

Ai thekson se në kushtet ku Kuvendi ende nuk është konsituar dhe ku mbeten pa u zgjidhur dilemat kushtetuese, Osmani nuk duhet t’ia kalojë mandatarin subjektit politik më të madh.

”Presidentja Osmani nuk duhet t’ia kaloj mandatarin subjektit politik me te madh ne kete gjendje qe jemi pa u qartesuar te gjitha dilemat kushtetuese ne te cilat jemi. Kuvendi nuk është konstituar duke i pasur parasysh aktjgykimet e Gjykates Kushtetuese” tha Kolshi.

 


Kolshi: Të drejtat e Listës Serbe janë kushtetuese, jo privilegje speciale

Hulumtuesi Melos Kolshi ka komentuar mundësinë e ndalimit të veprimtarisë së Listës Serbe në Kosovë, duke theksuar se, pavarësisht veprimeve të saj të fundit, nuk mund të thuhet se kjo listë përbën privilegje speciale. Ai sqaron se të drejtat e komuniteteve  burojnë nga pako e Ahtisarit dhe janë inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës,

“Lista Serbe, pavarësisht veprimeve që i ka bërë, nuk mund të themi se janë privilegje speciale nga e drejta që u jepet serbëve, sepse të drejtat e komuniteteve janë të drejta që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit dhe pastaj janë shkrirë në Kushtetutën e Kosovës. Është e rëndësishme që, pavarësisht historisë dhe sfidave, çdo qeveri të tentojë integrimin e tyre”, tha Kolshi.


Kolshi për shkuarjen e Kurtit në Gjykatë: Drejtësia nuk duhet të jetë selektive apo me kushte

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, në “Click” të RTV21 komentoi seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u paraqit në një rast ku dy persona akuzohen për kanosje ndaj tij.

Kolshi theksoi se drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe nuk duhej që shkuarja e Kurtit në gjykatë të trajtohej si lajm, duke shtuar se tentimi për të vendosur kushte në paraqitje në rastin e kaluar  përbën një praktikë të re dhe negative që nuk duhet të lejohet.

”Shkuarja e Kurtit në Gjykatë nuk duhej të bëhej as lajm për assye se herënn e kaluar nuk i është përgjigjur Prokurorisë e mandej duke iu pergjigjur ka vendosur kushte qe te shkojne en zyre, eshte tentuar te instalohet nje praktike e re, e cila eshte praktike negative që nuk duhej të nodhë”, tha Kolshi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button