Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthen zjarri jashtë një objekti tregtar në Kamenicë

Një zjarr ka shpërthyer jashtë një qendre tregtare sot në Kamenicë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Mr 30 .08.2025 policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast zjarri që kishte shpërthyer jashtë një objekti tregtar në Kamemicë. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin ngjarjes po ashtu edhe zjarefiksit të cilët kamë arrit ta lokalizojn zjarrin. Sipas hetimeve të para janë shkaktu dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Ekspertët e zjarrifikësve po punojnë në gjetjen e shkaktarve se si ka ardhë deri te zjarri”, ka thënë Hashani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button