Krasniqi: S’e kuptoj insistimin e Kurtit për të zgjedhur Rashiqin nënkryetar, e refuzova kërkesën për takim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se nuk e kupton insistimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për të zgjedhur Nenad Rashiqin nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.
“Një votim i tillë, i ndarë, nuk është në pajtim me Kushtetutën. Ne nuk mundemi të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Nenad Rashiq si person, si figurë politike, është jashtëzakonisht një figurë pozitive nga komuniteti serb, në rrethana të ndryshme do të ishte jashtëzakonisht i mirë. Albin Kurti një entuziazëm të tillë për me e zgjedh Rashiqin s’e ka pasur as për Albulena Haxhiun e as Dimal Bashën. Pse po insiston me e kriju edhe një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, unë nuk po e kuptoj. A është qëllimi i tij me e vazhdu krizën, apo me e mbajt pozitën e kryeministrit në mënyrë uzurpatore”, tha Krasniqi.
Ai tha se refuzoi sot një takim me Kurtin për kandidaturën e Rashiqit.
“Unë kam refuzuar sot që ta takojë z.Kurti përkundër kërkesës së tij që me u taku me diskutu për zgjedhjen e Nenad Rashiqit”, deklaroi Krasniqi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?