Kaloni te përmbajtja kryesore

Qytetarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova

Shumë bashkatdhetarë janë duke u kthyer drejt vendeve evropiane pas përfundimit të pushimeve në Kosovë. Kjo ka shkaktuar fluks të madh në pikat kufitare, ku më e ngarkuara vazhdon të jetë pika kufitare në Merdar.

Qytetarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë deri në 1500 metra.

Të dhënat e fundit të përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se edhe te pika kufitare në Dheu i Bardhë janë krijuar kolona, me një kohë pritjeje deri në një orë.

Ndërkohë, në vendkalimet tjera kufitare situata paraqitet më e qetë dhe nuk raportohet për pritje të gjata.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button