Kremlini thotë se negociatat në “format të ngushtë” kanë përfunduar

Negociatat me delegacionin amerikan në “formatin e ngushtë” kanë përfunduar, tha Kremlini në një deklaratë të shkurtër.
Pjesa tre-me-tre e takimit në Alaska – me amerikanët Donald Trump, Steve Witkoff dhe Marco Rubio, dhe rusët Vladimir Putin, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov – ka përfunduar, sipas Kremlinit.
Kremlini thotë se një konferencë e përbashkët për shtyp midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit Donald Trump do të fillojë së shpejti, raportojnë mediat ruse.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë nisur bisedimet historike ballë për ballë, me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme që do t’i jepte fund gati 42 muajve të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në Kiev, ky takim po përcillet me shqetësim, mes frikës se rezultatet mund të rrezikojnë sigurinë ose sovranitetin e vendit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?