Kaloni te përmbajtja kryesore

Behrami: Vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish presidentit Hashim Thaçit t’i ndalohen krejtësisht vizitat me tre vëllezërit, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi.

Për këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i cili në reagimin e tij ka shkruar se “Vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë”.

“Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon t’ia ndalojë vizitat e vëllezërve dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Thaçi. Një nga arsyetimet ishte: “Po ia mundësojnë Thaçit mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë” Aha.! Pra, ideja e mbajtjes së tij në paraburgim qenka që ai të shkëputet tërësisht nga ngjarjet politike në Kosovë”, ka theksuar ai.

Bajrami tutje e ka pohuar se “Prokurori edhe vetë e pranon se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik”.

Thaçi ndodhet në paraburgim që nga viti 2020.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button