Kaloni te përmbajtja kryesore

Kultivonte kanabisit në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Peran të Podujevës është zbuluar një rast i kultivimit të bimëve narkotike brenda një oborri privat.

Sipas raportit, i dyshuari mashkull kosovar është denoncuar për kultivimin e lëndëve narkotike. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë narkotike, me gjatësi rreth 35 centimetra dhe me peshë totale prej 17.09 gramësh.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button