Kaloni te përmbajtja kryesore

Deliu: Qeveria përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, duke thënë se ky verdikt konfirmon se nga 1 maji e deri më sot, qeverisja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë.

Deliu tutje ka shkruar se detyrimi për votim të fshehtë dhe mohimi i të drejtës për votë të hapur për Kryetar të Kuvendit përbëjnë një dështim të rëndë institucional dhe mungesë të plotë të respektit ndaj ligjit e demokracisë.

“Ky është moment i rëndësishëm për të rikujtuar se Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button