Ngjarjet e datës 8 gusht

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi marrin pjesë në fillimin e shërbimit të Hemodializës në Podujevë. (Poliklinika Specialiste rruga “Hakif Zejnullahu”, Podujevë, ora 10:00)
Mbahet seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes për pranim të fajësisë të arritur mes të akuzuarit Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 10:00)
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutimin “Vakumi i zgjatur institucional: Kostoja dhe pasojat për ekonominë”. (Selia e Odës Amerikane, rruga“Ali Pashë Tepelena”, Aktash, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet dita e dytë e Panairit të Gruas “Me zemër për Diasporën”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë, ora 11:00).
Klubi i Kajakut organizon Kayak Fest 2025. (Liqeni i Batllavës plazhi 6 – te Plepat, ora 12:00)
Përurohet Parkingu Nëntokësor dhe Nënkalimit në Malishevë. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 19:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?