“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me postim emocionues për vajzën e tij

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.
Përmes një postimi në InstaStory, ai deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.
“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.
Nga ana tjetër, Fero po përballet me një proces gjyqësor të veçantë, ku iu janë ngritur tri aktakuza për vepra penale.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?