Pritje dhe kolona nëpër kufi

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë për të dalë nga Kosova vazhdojnë mbi një orë. Ndërsa kolonat janë të gjata deri në 700 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta.
Në pikën tjetër kufitare, atë të Muçibabës janë regjistruar pritje deri në 60 minutëshe për të dalë nga Kosova.
Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?