Durmishi: Ura e Ibrit e gatshme për qarkullim në shtator

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se janë vendosur trarët kryesorë në urën mbi lumin Ibër.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në muajin shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.
“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”, ka shkruar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?