Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarr në Ferizaj, shoqërohet në Polici një person i dyshuar

Një zjarr është përhapur në orët e paraditës këtë të diel në fshatin Koshare të Ferizajt.

Nga ky zjarr është dëmtuar prona e një 78 vjeçari duke përfshirë edhe disa parcela përreth, po ashtu janë djegur edhe dy shtylla elektrike.

Lidhur me rasti një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin e Policisë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më 03.08.2025 rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Koshare. Në vendin e ngjarjes është takuar një ankues 78 vjeç, në pronën e të cilit ishte përhapur zjarri në një zonë fushore, duke përfshirë edhe disa parcela përreth. Sipas ankuesit, i dyshuari për shkaktimin e zjarrit është një person me të meta mendore dhe i njohur si recidivist nga banorët lokalë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëmtimin e dy shtyllave elektrike”, ka thënë Veseli.

Në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin

“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion nga Njësia e Hetimeve. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe procedurat e mëtejme janë duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve”, ka thënë Veseli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button