Kaloni te përmbajtja kryesore

Zvicër: Kostot e strehimit do të rriten me 5 përqind të tjera këtë vit

Indeksi i Çmimeve të Pronave Rezidenciale në Zvicër (IMPI), i cili mat ndryshimet në çmimet e tregut për pronat rezidenciale, u rrit me 1.9 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2025 – domethënë, midis prillit dhe korrikut, përcjell albinfo.ch.

Për të gjithë vitin 2025, Zyra Federale e Statistikave (FSO) parashikon një rritje prej 5 përqind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, çmimet u rritën si për shtëpitë me një familje – 1.5 përqind – ashtu edhe për apartamentet (2.2 përqind), veçanërisht në të ashtuquajturat ‘komuna rurale’, domethënë, vende që nuk janë aq të populluara sa qendrat urbane.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button